Drejtësia

Kryebashkiaku i Libohovës në GJKKO, akuzohet për ‘shpërdorim detyre’ kur ishte Shef Krimesh në Gjirokastër

Gazeta Si- Leonard Hide, kryebashkiaku i Libohovës është paraqitur në seancën paraprake në Gjykatën e Posaçme, pasi akuzohet nga SPAK për shpërdorim detyre në kohën kur ka qenë shef krimesh në komisariatin e Gjirokastrës.

Nga ana e tij, SPAK ka përfunduar hetimet dhe kaluar kërkesën për gjykim pranë Gjykatës së Posaçme Kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar, në ngarkim të kryebashkiakut të Libohovës Leonard Hide dhe disa personave të tjerë mes të cilëve edhe funksionar policor.

Hide dyshohet se në kohën qe ka pasur detyrën e shefit të Seksionit të Krimeve në Komisariatin e Gjirokastrës ka lejuar përkundrejt përfitimit kultivimin e bimëve narkotike.

"Kur kandidova për kryetar bashkie nuk isha në dijeni të hetimit. Nëse është e nevojshme do largohem si kryetar bashkie për t'u përballur me drejtësinë", - tha ai pas daljes nga SPAK.

Dyshimet janë gjithashtu se përveç personave të përfshirë në këtë aktivitet janë implikuar edhe punonjës policie.

Ata kanë pasur detyrimin ligjor për zbulimin e aktivitetit kriminal, por ata kundrejt shpërblimeve si dhe nëpërmjet veprimeve dhe mosveprimeve të tyre e kanë lejuar këtë aktivitet”.

Në të njëjtën dosje me Hide janë edhe disa të pandehur të tjerë. Hide mori mandatin si kryebashkiak i Libohovës, nga zgjedhjet lokale të majit të vitit 2023, ku fitoi me 1401 vota përkundrejt kundërshtarit të tij.

“Nisur nga të dhënat që disponohen nga shërbimet, si dhe ngjarjet e fundit të ndodhura në njësitë administrative “Cepo” dhe “Picar”, krijojnë dyshime të arsyeshme se, përveç personave të përfshirë, në këtë aktivitet janë implikuar edhe punonjës policie.

Ata kanë pasur detyrimin ligjor për zbulimin e aktivitetit kriminal, por ata kundrejt shpërblimeve si dhe nëpërmjet veprimeve dhe mosveprimeve të tyre e kanë lejuar këtë aktivitet”, thuhet në dosjen hetimore.


Copyright © Gazeta “Si”


Lajme të lidhura

Më Shumë