Lojëra me Dore

Kriza ekonomike, nga fitues i Roland Garros, në punonjës supermarketi

Ndërsa bota e tenisit studion si të ndihmojë tenistët më në vështirësi, Kevin Krawietz, fitues në dyshe i Roland Garros në 2019 bashkë me bashkëkombësin Andreas Mies, nuk humb kohë, në pritje të kthehet të luajë, ka shkuar të punojë në një ‘discount’ për 450 euro në muaj. “Sistemoj mallin në rafte me një mik, sheh nëse repartet e salsiçeve e djatheve janë plot, sistemoj kutitë bosh – ka treguar ai për Der Spiegel -. Javën e kaluar mora edhe masat e sigurisë në hyrje, duke dezinfektuar karrocat”.

Natyrisht Krawietz mbetet një lojtar profesionist dhe nuk punon me kohë të plotë, duke qenë se duhet të stërvitet me shpresën se do të kthehet në fushë sa më shpejt. “Si profesionist, falë një leje speciale, aktualisht mund të stërvitem tre ose katër herë në javë. Si alternativë për të lëvizur, kam blerë patina, që i përdor për të vrapuar lart e poshtë nëpër kanalin e Nymphenburg në Monaco”.

Novak Djokovic, Roger Federer e Rafael Nadal kanë hartuar një seri propozimesh për t’ia paraqitur ATP-së për krijimin e një fondi mbështetës për kolegët e tyre në vështirësi. Nëse Shoqata e tenistëve profesionistë cakton një milion dollarë për të ndihmuar lojtarët e klasifikuar mes vendeve 150° e 400° të renditjes, treshja më e mirë e botës propozon një kontribut ekonomik për ata që zënë nga vendi i 250 në të 700 në klasifikimin botëror.


Copyright © Gazeta “Si”


Më Shumë