Futboll

Kristiano Ronaldo regjistron një tjetër rekord, luan ndeshjen e 1000-të me klubet

Gazeta Si – Kristiano Ronaldo vazhdon të shkruajë historinë e futbollit botëror. Me ndeshjen e 1/8-ve të Asian Champions League ndaj Al Feiha, portugezi ka shkuar në kuotën e 1000 ndeshjeve me klubet.

Ronaldo shënoi golin vendimtar të fitores, – i pari për 2024-ën, – duke shkuar kështu në 22 sezone radhazi që shënon. CR7 konfirmohet kështu njeriu i rekordeve dhe këto dy rekorde janë vetëm të fundit të një serie të gjatë.

Kristiano Ronaldo mban rekordin e golave të shënuar me kombëtaren (128), rekordin e pjesëmarrjes në 5 Europianë, të shoqëruar me rekord golash (14) dhe ndeshjesh (25). Ai ka shënuar në 5 Botërorë të ndryshëm, po ashtu është shënuesi më i mirë (140 gola) dhe rekordmeni i ndeshjeve (183) në historinë e Championsit.

Portugezi është gjithashtu shënuesi më i mirë i historisë së Real Madridit, me 451 gola. Ka edhe shumë e shumë rekorde të tjera.


Copyright © Gazeta “Si”


Më Shumë