Është ndoshta momenti më i shumëpritur dhe magjik i vitit. Ai kur dëshirat marrin formë dhe ëndrrat fluturojnë. Krishtlindja është në prag dhe bashkë me të edhe zgjedhja e pamjes së duhur për të përballuar dreka e darka me familjen dhe shoqërinë. Një vështrim nga pasarelat ju ofron gjithnjë ide interesante dhe për t’u kopjuar. Duke nisur nga rikonfirmimi i një trendi të rëndësishëm që duket se nuk do të perëndojë kurrë: Dominimi absolut i së kuqes, joshës dhe i çmuar. I ndjekur më pas nga vezullimet e pëlhurave ngjyrë ari dhe nga një rikonceptim i elegancës surprizuese, që synon të mos kalojë pa u vënë re gjatë festave…
Copyright © Gazeta “Si”
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e Gazetës “Si”, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e Gazetës “Si”, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.