Ngjarje

‘Krishti u ngjall’, besimtarët ortodoksë në të gjithë vendin kremtojnë Pashkën

Besimtarët ortodoksë festojnë Pashkët. Me lutjet për paqe dhe mirësi, ortodoksët ndoqën meshën e ngjalljes së Krishtit në Kishat dhe Katedralet në gjithë vendin. Ngjallja e Krishtit këtë vit kulmoi në mesnatën mes 4 dhe 5 majit.

Në Tiranë, mesha e shenjtë e Pashkës u kremtua në Katedralen ‘Ngjalla e Krishtit’, nën drejtimin e Kryepeshkopit Anastas Janullatos.

Në Tiranë, mesha e shenjtë e Pashkës u kremtua në Katedralen ‘Ngjallja e Krishtit’ , nën drejtimin e Kryepeshkopit Anastas Janullatos.

Besimtarët kanë ndezur qirinj në Katedralen Ortodokse për të çuar në shtëpi dritë si simboli i kësaj feste.

Gjatë meshës Kryepeshkopi foli për më shumë dashuri në vendin tonë, 'të cilin shpeshherë e mundojnë mërzitë, përçarjet, armiqësitë, sëmundjet e rënda, krizat e shumëllojshme.

Ndërsa në vigjilje të Pashkës, kryepeshkopi Janullatos uroi të gjithë besimtarët, i cili tha se vëmendja këtë vit shkon në vendet e përfshira në konflikte si Ukraina, Gaza e Sudani.

Pas meshës, besimtarët u largohuan me qirinj të ndezur në duar, që simbolizon dritën e shpresës për të çuar në shtëpitë e tyre mirësi dhe begati.

Festime pati gjithashtu dhe në qytetet e tjera të vendit tonë, ku kryeqendra e kësaj ngjarje të fesë ortodokse vijon të mbetet Korça.

Me qindra besimtarë nga Korça dhe të ardhur nga të gjitha qytetet e Shqipërisë, qëndruan në mesnatë para Katedrales për të marrë “dritën e shpresës” nën urimin, Krishti u Ngjall!

Urimet nuk mungojnë as nga politika, nga Presidenti Bajram Begaj, te kryeparlamentarja Lindita Nikolla, kryedemokrati Lulzim Basha e Presidenti i Partisë së Lirisë, Ilir Meta.

“Gëzuar Pashkën, ditën e besimit dhe të shpresës për të gjithë besimtarët ortodoksë shqiptarë! Kjo festë e shenjtë përbashkon sot kudo te gjithë besimtaret ortodoksë”, shkruan Begaj. Ndërsa kryeministri Rama zgjodhi një foto për të uruar të gjithë besimtarët.


Copyright © Gazeta “Si”


Më Shumë