Analize

Kriptomonedhat janë një pjesë e vogël, por vdekjeprurëse në rrjetën e Hamasit

Teksa të gjithë avokatët dhe prokurorët po merren me hirin e perandorisë së rënë të kriptomonedha FTX, një tjetër ngjarje po ndodh në industrinë e monedhave digjitale; qeveritë kudo në botë po shtojnë sulmet e tyre ndaj llogarive që financojnë terrorizmin, përfshirë kriptomonedhat.

Kriptomonedhat janë një pjesëz e vogël e financimit terrorist, por vdekjeprurëse. Kërkimet nga firma e kriptove, Elliptic, në vitin 2021, llogariti, se 7.3 mln dollarë kripto shkuan për Hamasin. Kjo nuk është aspak e krahasueshme me 100 mln dollarët që Irani i dërgon çdo vit Hamasit dhe grupeve të tjera terroriste apo ndihmë 360 mln nga Katari për Gazan.

Por sasitë e vogla mund të bëjnë një ndryshim në një epokë sulmesh me kosto të ulët dhe teknologji të ulët. Një vlerësim i sulmeve të 11 shtatorit 2001 nga New York Times zbuloi se ato i kushtuan Al-Kaedës gjysmë milioni dollarë, por kushtuan 3.3 trilion dollarë.

Qeveritë me të drejtë e marrin seriozisht këtë industri pasi lejon që shuma të mëdha të lëvizen në botë, anonimisht dhe pa asnjë pengesë. Financimet terroriste zakonisht shtohen gjatë periudhave t konfliktit dhe ndalimi i dhurimeve të Bitcoin nga Hamas, i shpallur në prill, mund të mos jetë përgjithmonë - agjencia kombëtare e krimit financiar të Australisë këtë javë raportoi apelet në Telegram për donacione kripto për Hamasin, sipas një raporti AFR.

Rrjeta po zgjerohet. Pasi Izraeli bllokoi llogaritë kripto të lidhura me Hamasin javën e shkuara, Thesari i SHBA sanksionoi entitetet financiare të lidhura me të. Aty përfshihej dhe një biznes i transferimit të parave në Gaza, “Buy Cash” .

Kjo duket se forcon përpjekjet për të rregulluar industrinë që nisi që kur falimentoi kompania FTX. Javën e shkua, Australia propozoi që për platformat e kriptove të funksionojnë të njëjtat ligje si për të gjithë sektorin financiar.

Senatorja amerikane Elizabeth Warren po ndërton mbështetje dypartiake për një qëndrim më të ashpër ndaj kriptove nga administrata Biden; dhe rivali i FTX, Binance ka thënë se do të ndalojë pranimin e përdoruesve të rinj në Mbretërinë e Bashkuar për të respektuar rregullat e marketingut të kriptove të vendit. Kompanitë kripto si Coinbase Global Inc. do ta kenë më të vështirë të fitojnë sigurinë ligjore që po kërkojnë, edhe pse tregtarët duken më të emocionuar nga perspektiva e një fondi të tregtuar në shkëmbim Bitcoin.

Njëfarë përulësie është e garantuar në këtë luftë të rëndësishme: Goditja e financimit të terrorizmit nuk është ushqim që hahet dhe është një çështje jashtëzakonisht komplekse. Të bësh gabim mund të nënkuptojë pengim ose vonim të ndihmës së mirëfilltë humanitare në një krizë ku numri i të vdekurve po rritet çdo ditë. Dhe madje edhe një përgjim i suksesshëm i fondeve mund të jetë vetëm një fitore e përkohshme. Andrew Fierman i Chainalysis thekson se edhe pse transaksionet me blockchain janë të gjurmueshme dhe zbatimi i ligjit zakonisht arrihet, strategjitë për të shmangur zbulimin janë bërë gjithnjë e më të sofistikuara. Hamasi në një moment përdori mjete për të gjeneruar një adresë të re për çdo donator të tentuar të kriptove për të maskuar identitetin e tyre.

Por është një luftë që vlen të bëhet. Ka po aq burime të financimit të terrorizmit sa edhe shkronjat në alfabet, nga arti i zekatit terrorizmit. Kriptot mund të mos jenë aq të përhapura sa para, por mbeten aty. Të ndjekësh paratë e terrorizmit do të thotë të shtosh gjurmimin në botën virtuale. /WashingtonPost


Copyright © Gazeta “Si”


Më Shumë