Teknologji dhe Inovacion

Kriptomonedha që lindi nga “memet” po thyen rekorde

Simboli më i fundit i kapitalizmit: një kriptomonedhë që u krijua si shaka vlen tashmë më shumë se kompania e makinave "Ford".

Në një valë spekulative post-Covid që stimuloi recesionin më të rëndë ekonomik që nga viti 1930, Dogecoin u bë një vit me investitorë amatorë. Një kriptomonedhë e krijuar nga një “meme” online lidhur me një portret qeni (dog-e-coin), tashmë po thyen rekord.

Ndihmuar nga themeluesi i Tesla, Elon Musk, reperi Snoop Dogg dhe basisti i grupit “Kiss”, Dogecoin u rrit me 40% gjatë të mërkurës duke arritur në 0.68 dollarë për monedhë në CoinMarketCap.  

Me një rritje prej 14.000% që nga fillimi i viti, kriptomonedha Dogecoin ka një kapital prej 84 miliardë dollarësh, sa PBB-ja vjetore e Sri Lankës.

Në fillim të vitit 2021, Elon Musk postoi një foto në rrjetet sociale ku dukej qeni në kriptomonedhë duke qëndruar në hënë dhe ekspertët  thonë se, në fakt,  ndjekësit e Musk mund ta çojnë Dogecoin me të vërtetë në hënë.

Ekonomistët besojnë se ndonëse një monedhë e tillë është spekulative dhe e rrezikshme, është e ardhmja. Rikthimi në normalitet do të rrisë inflacionin dhe do të zhvlerësojë paranë fizike duke i orientuar njerëzit drejt digjitales.


Copyright © Gazeta “Si”


Më Shumë