Ka ndodhur

Krimet mjedisore, 22 të arrestuar vetëm në dy javët e para të dhjetorit

Që nga fillimi i muajit dhjetor e deri tani, 22 persona janë arrestuar dhe 32 të tjerë janë vënë nën hetim me akuzën kundër krimeve mjedisore. Përgjatë dy javëve të para të muajit dhjetor janë evidentuar dhe goditur 51 raste të krimeve mjedisore.

Policia thotë se për parandalimin dhe zbulimin e tyre në të gjithë vendin, gjatë dy javëve të para të muajit dhjetor janë angazhuar 1024 forca policore.

Bëhet fjalë për raste të ndërtimeve pa leje, prerjes së paligjshme të pyjeve, pushtimit dhe shpërdorimit të tokës, shkatërrimit të ujësjellësve, shkatërrimit të pronës, ndotjes së ajrit dhe ujërave, dëmtimit të habitateve në zonat e mbrojtura, menaxhimit të mbetjeve, gërryerjes së lumenjve dhe peshkimit të ndaluar.

Në këto krime mjedisore janë përfshirë 57 autorë të këtyre veprave penale, nga të cilët 22 janë arrestuar në flagrancë, 32 janë proceduar në gjendje të lirë dhe 3 janë shpallur në kërkim.


Copyright © Gazeta “Si”


Më Shumë