Ngjarje

Krim horror në Itali, trupi i 72-vjeçarit nga Durrësi gjendet i copëtuar në një lumë

Gazeta Si - Trupi i 72-vjeçarit shqiptar Shefki Kurti është gjetur i masakruar dhe copëtuar në një lum të Venetos në Adigetto të Italisë.

Sipas autoriteteve policore, pensionisti me origjinë nga Durrësi prej vitesh banonte në Badia Polesine, një qytezë me rreth 10 mijë banorë në afërsi të Rovigos.  

Karabinierët ftuan këdo që ka informacion të dobishëm për viktimën që të paraqitet për të mbështetur aktivitetet e hetuesve.

Trupi i Kurtit u gjet i copëtuar dhe i vendosur në qese plastike, të cilat ishin hodhur në një kanal që degëzonte drejt lumit.

Zbulimi i parë ndodhi të enjten e javës së shkuar në mëngjes, pranë një blloku të Adigettos në “via Casaria” në Villanova del Ghebbo, kur stafi i Konsorciumit të Rikuperimit vuri re këmbën e majtë në një cep.

Pasditen e të njëjtës ditë, nën urën e Adigettos në “via San Lazzaro” në Lendinara, u gjet trungu i trupit, koka dhe pak më pas edhe krahët, të mbyllur në katër thasë të zinj.

Një ditë pas autopsisë, u konstatua se bëhet fjalë për një mashkull rreth gjashtëdhjetë vjeç.

Të dielën, në Villanova del Ghebbo, me rekomandim të disa qytetarëve është gjetur edhe këmba e djathtë pranë qytetit.

Prokurori publik i Rovigos, i cili ka hapur një hetim për vrasje, ka urdhëruar sekuestrimin dhe transportimin në morg të të gjitha pjesëve të trupit të gjetura.


Copyright © Gazeta “Si”


Lajme të lidhura

Më Shumë