Media Galeri

Krijohet mikrovala portative që mund ta marrësh me vete si çantë

Një kompani japoneze ka krijuar mikrovalën portative, që kushdo mund ta marrë me vete si një çantë.

MW001G është në gjendje të japë 500 W energji deri në tetë minuta për të ngrohur ushqimin tuaj, pa u lidhur me një prizë.

Ajo peshon 8,8 kg, kështu që mund të transportohet lehtësisht në një vend pune, kampingu ose pikë karikimi, por mund dhe të merret dhe si çantë.

Mikrovala është aktualisht e disponueshme vetëm në Japoni dhe ka dalë në shitje për 840 dollarë.


Copyright © Gazeta “Si”


Më Shumë