Teknologji dhe Inovacion

Krijohet aplikacioni i AI që mund të ‘dëshifrojë’ të qarat e foshnjave

A janë të qarat e foshnjave kaq universale saqë Inteligjenca Artificiale (AI) mund t'i kuptojë ato? Aplikacioni i ri Cappella synon ta vërtetojë këtë.

Një startup i ri thotë se aplikacioni që kanë zhvilluar mund të "përkthejë" të qarat e foshnjës dhe t'u tregojë prindërve nëse foshnja është e uritur, e parehatshme, e lodhur ose ka nevojë për ndërrim pelenash. Duke shfaqur teknologjinë e saj në CES 2024 në Las Vegas, ekipi thotë se përdor AI dhe mësimin e makinerive për të deshifruar nevojat e një foshnjeje.

Startup-i Cappella ka mbledhur një ekip inxhinierësh të MIT, Berkeley dhe Stanford për t’i ndihmuar prindërit të kuptojnë sa më mirë bebet e tyre. Ekipi zhvilloi një aplikacion që zbulon të qarat e bebeve dhe më pas i përkthen ato në mënyrë që prindërit të dinë se çfarë nuk shkon.

“Aplikacioni në thelb zëvendëson monitorin tuaj tradicional të foshnjës. Veçoria më e rëndësishme që kemi zhvilluar është se ne mund të përkthejmë të qarat e foshnjës,” thotë Apoline Deroche, themeluesi dhe CEO i Cappella.

Aplikacioni funksionon si një sistem me dy telefona. Njëri telefon është lënë pranë krevatit të foshnjës dhe tjetri mbahet nga prindërit. Kur foshnja bën zhurmë, aplikacioni përdor AI për të njohur të qarat për të treguar nëse i vogli është i uritur, i përgjumur, i parehatshëm apo edhe në dhimbje. Më pas i dërgon një njoftim prindit duke i informuar ata për ndjenjën, si dhe duke ofruar këshilla të personalizuara për të adresuar çdo problem.


Copyright © Gazeta “Si”


Më Shumë