Media Galeri

Krijimi i ëndrrave prej neoni në Manhatan

Në dyqanin “Let there be neon” në Manhatan çdo klient mund të shijojë dritat shumëngjyrëshe të neonit.

Çfarë e bën atë dyqan kaq të ndritshëm dhe të veçantë?

“Kur energjia elektrike aktivizon një tub plot me gaz neoni inert, tubi ndizet”, shpjegon Jeff Friedman, pronar i Let There Be Neon.

Ai shpjegon se kombinon gazra të ndryshëm me ngjyra të ndryshme qelqi ose fosfor Brenda tubit e kështu bëhen të gjitha ngjyrat.

Gjatë dekadave, format e tjera të ndriçimit, të tilla si LED, u bënë më të përdorshme dhe neoni u la në harresë por jo në Let There Be Neon.

“Neoni është i pastër, është bërë me dorë, është bërë nga qelqi, është i riciklueshëm”, tha Friedman, duke renditur ato që ai mendon se janë avantazhet e neonit.

“Para-Covid, ne po bënim më shumë neon sesa kemi bërë ndonjëherë më pare por më pas ishte sikur cigaret kishin mbetur duke u djegur në tavëll”.

Friedman shpreson që biznesi të kthehet pasi njerëzit të rikthejnë besimin dhe thotë se sasia e punës që ata kanë marrë është rritur vazhdimisht përsëri.

“Nuk është askund me atë që ishte para pandemisë por kemi shpresë për aq kohë sa dritat janë ndezur”, përfundon Friedman.\Reuters\


Copyright © Gazeta “Si”


Më Shumë