Menaxhim

Krifca nga Serbia: Hapëm tregun e lirë të lëvizjes së grurit midis dy vendeve sipas Ballkanit të Hapur

Ministrja e Bujqësië Frida Krifca dhe ministri serb i Bujqësisë, Branislav Nedimovic, kanë konfirmuar hapjen e tregut dhe lëvizjen e lirë të grurit dhe misrit ndërmjet Serbisë dhe Shqipërisë.

Sipas tyre kjo është në kuadër të marrëveshjes Open Balkan njofton Ministria e Bujqësisë.

“Në një takim me ministrin Nedimovic në Beograd patëm mundësinë të diskutojmë edhe njëherë marrëveshjen e Ballkanit të Hapur edhe në kushte në të cilat gjendemi tani dhe për të siguruar që kjo marrëveshje funksionon. Kontratat e lidhura tashmë për importin dhe eksportin e produkteve të ndryshme përfshirë atë të misrit apo të grurit do të vijojnë normalisht. Ne garantuam njëri- tjetrin për një bashkëveprim dhe bashkërendim institucional të mirëkuptuar dhe është shumë e rëndësishme që kompanitë shqiptare do të kenë mundësi që kësaj jave do të mund të vijojnë biznesin e tyre normalisht për importet e grurit dhe misit. Ky është një shembull i mënyrës se si marrëveshja e Ballkanit të Hapur krijon lehtësira edhe në periudha shumë të vështira, për arsye të luftës”, tha ministrja Krifca.

Ditën e djeshme, presidenti serb, Vuçiç tha se 350 mijë ton grur do të eksportohen drejt Shqipërisë dhe rajonit, por pa përmendur Open Balkan apo vendet pjesë e marrëveshjes.


Copyright © Gazeta “Si”


Lajme të lidhura

Më Shumë