Shendet

Kreu i OBSH: Duhet të parandalojmë një valë tjetër infektimesh dhe vdekjesh

Sipas kreut të Organizatës Botërore të Shëndetësisë Tedros Adhanom Ghebreyesus, bota është në fazat e hershme të një vale tjetër të infeksioneve dhe vdekjeve nga Covid-19.

Në një deklaratë para anëtarëve të Komitetit Olimpik Ndërkombëtar në Tokio, eksperti  tha se dështimi global për të shpërndarë vaksinat, testet dhe për të bërë trajtimet më efikase po nxit një “pandemi me dy drejtime”. Sipas tij është e pa tolerueshme që vendet që kanë burime të përshtatshme si vaksinat po rihapen, ndërsa të tjerët janë mbyllur në një përpjekje për të ngadalësuar transmetimin e virusit.

“Pandemia është një provë dhe bota po dështon. Kjo situatë pabarazie mes vendeve është shkatërruese nga ana epidemiologjike dhe ekonomike. Sa më shumë që zvarritet pandemia, aq më shumë trazira socio-ekonomike do të sjellë”, deklaroi ai.

Sipas Tedros në gjithë këto kohë pandemi shtatë muaj që nga miratimi i vaksinave të para, tani jemi në fazat e hershme të një vale tjetër infektimesh dhe fatalitetesh.

Tedros kritikoi pabarazinë e shpërndarjes së vaksinave midis vendeve të pasura dhe atyre me të ardhura të ulëta.

“Pandemia do të marrë fund kur bota do të zgjedh t’i japë fund. Është në duart tona. Ne kemi të gjitha mjetet që na duhen: ne mund ta parandalojmë këtë sëmundje dhe mund ta trajtojmë atë, ”tha Tedros.

Ai tha se 75% e të gjitha dozave të vaksinës, më shumë se 3.5 miliardë doza janë administruar në vetëm 10 vende, ndërsa vetëm 1% e njerëzve në vendet e varfra kanë marrë të paktën një dozë. Më tej kreu i OBSH ka bërë thirrje se duhet vaksinuar rreth 70% e popullatës së çdo vendi deri vitin e ardhshëm./CNN/


Copyright © Gazeta “Si”


Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Më Shumë