Pas betimit të Arta Vorpsit te noterja Miranda Xhemalçe ka reaguar edhe kryetarja e Dhomës së Noterëve, Mimoza Sadushi.
Ajo shprehet se noterja thjesht ka bërë detyrën dhe veprimet e saj janë të ligjshme.
Nga ana tjetër, Sadushi nuk ka dhënë një përgjigje konkrete nëse betimi i bërë nga Arta Vorpsi ka të njëjtën vlerë si te presidenti. Ajo shtoi se kjo duhet të zgjidhet nga ana e institucioneve.
“Noteria ka bërë vetëm detyrën. Çdo qytetar që paraqitet në zyrën e noterit me vullnetin e tij noteri është i detyruar t’i marrë deklarimin. Kjo është e ligjshme. Nëse ky veprim është i barasvlershëm si para presidentit për ketë nuk shprehem dot. Le ta zgjidhin institucionet”, mësohet të jetë shprehur ajo.
Copyright © Gazeta “Si”
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e Gazetës “Si”, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e Gazetës “Si”, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.