Ilirjan Celibashi miratoi sot tabelat përmbledhëse të rezultateve zgjedhore për qarqet Tiranë, Durrës, Elbasan.
Kujtojmë se pavarësisht miratimit të rezultatit, Partia Demokratike nuk e njeh rezultatin e zgjedhjeve dhe ka kërkuar edhe nga KQZ moscertifikimin e këtij rezultati.
Për votën e diasporës në Greqi, ku opozita ka pasur pretendime për manipulim, Ilirjan Celibashi thotë se dokumentet kanë mbërritur në KQZ dhe do t’i vihen në dispozicion edhe Partisë Demokratike.
Nga zgjedhjet parlamentare të 11 majit Partia Socialiste siguroi 83 mandate, Partia Demokratike 50 mandate, PSD 3 deputetë, Partia Mundësia 2, Nisma Shqipëria Bëhet dhe Lëvizja Bashkë nga 1 deputet.
Copyright © Gazeta “Si”
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e Gazetës “Si”, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e Gazetës “Si”, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.