Tre kozmonautë rusë kanë mbërritur në Stacionin Ndërkombëtar të Hapësirës të veshur me kostume fluturimi të verdha me blu, ngjyra që përputhen me flamurin ukrainas.
Këta ishin të ardhurit e parë të rinj në stacionin hapësinor që nga fillimi i luftës ruse në Ukrainë muajin e kaluar.
Kozmonautët Oleg Artemyev, Denis Matveyev dhe Sergey Korsakov, të korporatës ruse të hapësirës, Roscosmos, u ngjitën me sukses nga objekti i lëshimit të Baikonur të marrë me qira nga Rusia në Kazakistan në anijen e tyre kozmike Soyuz MS-21 të premten në orën 20:55 me orën lokale. Ata u ankoruan pa probleme në stacion pak më shumë se tre orë më vonë, duke u bashkuar me dy rusë, katër amerikanë dhe një gjerman në vendin orbital.
Videoja e Artemjevit e bërë ndërsa anija kozmike përgatitej për t’u ankoruar me stacionin hapësinor e tregoi atë të veshur me një kostum fluturimi blu dhe ishte e paqartë se çfarë mesazhi kishin për qëllim të dërgonin uniformat e verdha që ata ndryshuan.
Kur kozmonautët ishin në gjendje të flisnin me familjen në Tokë, Artemyev u pyet për kostumet. Ai tha se çdo ekuipazh zgjodhi të vetin.
“Ishte radha jonë për të zgjedhur një ngjyrë. Por, në fakt, kishim grumbulluar shumë material të verdhë, kështu që na duhej ta përdornim”, tha ai. “Pra, kjo është arsyeja pse ne duhej të vishnim të verdhë”.
Që nga fillimi i luftës, shumë njerëz kanë përdorur flamurin ukrainas dhe ngjyrat e tij për të treguar solidaritet me vendin.
Lufta ka bërë që të anulohet lëshimi i anijeve kozmike dhe prishjen e kontratave. Shefi i Roscosmos, Dmitry Rogozin, ka paralajmëruar se SHBA-të do të duhet të përdorin “shkopinj fshesash” për të fluturuar në hapësirë pasi Rusia tha se do të ndalonte furnizimin me motorë raketash për kompanitë amerikane. Megjithatë, shumë shqetësohen se Rogozin po vë në rrezik dekada të një partneriteti paqësor jashtë planetit, veçanërisht në stacionin hapësinor.
Administratori i NASA-s, Bill Nelson, hodhi poshtë komentet e Rogozin, duke thënë: “Ky është vetëm Dmitry Rogozin. Ai del herë pas here. Por në fund të fundit, ai ka punuar me ne.
Astronauti i NASA-s, Mark Vande Hei, i cili të martën theu rekordin e fluturimit hapësinor amerikan prej 340 ditësh, do të largohet nga stacioni hapësinor me dy rusë në një kapsulë Soyuz për një ulje në Kazakistan më 30 mars.
Në prill, tre tastronautë të tjerë të NASA-s dhe një astronaut italian do të nisen për në stacionin hapësinor.
Copyright © Gazeta “Si”
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e Gazetës “Si”, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e Gazetës “Si”, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.