Mode

Kostumet më të çmendura, cili artist kryesoi në Mett Gala 2019

Mett Gala i cili zhvillohet nga Instituti i Kostumeve në Muzeun Metropolitan të Artit në Nju Jork, është ngjarja më e madhe në kalendarin e mbledhjes së fondeve të modës. E themeluar nga publicisti Eleanor Lambert, evenimenti u zhvillua fillimisht në vitin 1948 për të mbledhur donacione nga shoqëria e lartë e Nju Jorkut. Në mishërimin e saj modern, fytyrat më të famshme nga sferat e modës, filmit, muzikës dhe artit bashkohen për të mbledhur para për Institutin e Kostumeve të Metropolit dhe për të festuar hapjen e madhe të ekspozitës së saj të fundit.

Ngjarja përqendrohet në një temë te caktuar që vendoset përpara fillimit të shfaqjes. Këtë vit tema ishte “Kampi: Shënime nga moda”, e cila u cilësua si tema më e përshtatshme që është gjetur ndonjëherë nga instituti.

Që nga viti 1995, ngjarja është organizuar nga redaktorja e Vogue SHBA, Anna Wintour, e cila bën bashkë figurat publike. Met Gala këtë vit shënonte përvjetorin e 71-të dhe u kryesua nga Lady Gaga, Alessandro Michele, Harry Styles dhe Serena Williams, ndërkohë që edhe shumë artistë të tjerë mbanin veshje të veçanta.


Copyright © Gazeta “Si”


Më Shumë