Futboll

Kosova prezanton trajnerin Franko Foda, gjermani firmos një kontratë 2-vjeçare

Gazeta Si – Franko Foda është zyrtarisht trajneri i ri i Kosovës. Prezantimi i tij është bërë sot, ditën e festës së Pavarësisë, nga presidenti i Federatës të Futbollit të Kosovës, Agim Ademi.

Foda dhe FFK kanë nënshkruar një kontratë 2-vjeçare. Gjermani bëhet trajneri i 5-të që do të drejtojë ‘Dardanët’, pas Albert Bunjakit dhe të huajve Bernard Shalande, Alen Zhires dhe së fundi Primoz Gliha.

Trajneri 57-vjeçar do të udhëheqë Kosovën në Ligën e Kombeve dhe në eliminatoret e Botërorit të 2026-ës.
Gjatë prezantimit trajneri i ri përshëndeti fillimisht në gjuhën shqipe: ‘Mirëdita’, – ishte fjala e parë e gjermanit. Më pas ai shtoi në gjuhën e tij: “Ju falënderoj për përzgjedhjen dhe jam shumë mirënjohës që gjendem në Kosovë. Jam i gatshëm për sfidën dhe jam optimist se së bashku do t’ia dalim”.

Më vonë do të bëhet i ditur edhe stafi i trajnerit gjerman në stolin e ‘Dardanëve’. Para Kosovës Foda ka drejtuar edhe kombëtaren e Austrisë në 48 ndeshje. në nivel klubesh ai ka drejtuar Kajzerslaternin në Gjermani dhe Shturm Gracin dhe Zyrihun.


Copyright © Gazeta “Si”


Më Shumë