Gazeta Si – SPAK ka kërkuar dënim me 4 vite e 6 muaj burg për ish-gjyqtaren, Mimoza Margjeka, 4 vite për Arben Carën dhe 3 vite për Skënder Demirin.
Të tre akuzohen për kryerjen e veprës penale të “Korrupsionit pasiv të gjyqtarëve.
Ish-gjyqtarja Margjeka u arrestua në shtator 2020, pasi akuzohet se mori 6 mijë euro për të caktuar garanci pasurore për Orion Balin, i cili ishte në masën e sigurisë arrest me burg për veprën penale “Ndihmë për kalim të paligjshëm të kufijve”.
Bashkë me Margjekën u arrestuan dhe burri i ish-gjyqtares Arben Cara, avokati i Orion Balit Skënder Demiraj, i vëllai Nejton Bali dhe sekseri Klaudjo Zhilla.
Në shtator, Këshilli i Lartë Gjyqësor (KLGJ) pezulloi nga detyra gjyqtaren Margjeka, pasi është në hetim nga SPAK për korrupsion dhe ndaj saj është caktuar masa e sigurisë “arrest shtëpie”.
Copyright © Gazeta “Si”
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e Gazetës “Si”, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e Gazetës “Si”, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.




