Gjykata e Posaçme ka pranuar kërkesën e SPAK-ut për dërgimin për gjykim të ish-gjyqtares Mimoza Margjeka, bashkëshortin e saj, Arben Cara, Orion Balin, avokatin e tij, Skënder Demiraj, të vëllain Nejton Bali dhe sekserin Klaudjo Zhilla.
Ndaj ish-gjyqtares Margjeka, rëndon akuza e “korrupsionit pasiv të gjyqtarëve, prokurorëve dhe funksionarëve të tjerë publikë”.
Ish-gjyqtarja Margjeka u arrestua në shtator 2020, pasi akuzohet se mori 6 mijë euro për të caktuar garanci pasurore për Orion Balin, i cili ishte në masën e sigurisë arrest me burg për veprën penale “Ndihmë për kalim të paligjshëm të kufijve”.
Bashkë me Margjekën u arrestuan dhe burri i ish-gjyqtares Arben Cara, avokati i Orion Balit Skënder Demiraj, i vëllai Nejton Bali dhe sekseri Klaudjo Zhilla.
Copyright © Gazeta “Si”
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e Gazetës “Si”, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e Gazetës “Si”, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.




