Ka ndodhur

Korrupsion në pikën kufitare, pezullohen dy doganierë dhe dy policë të Qafë Thanës

Gazeta Si - Dy inspektorë dhe dy doganierë në doganën e Pogradecit, janë pezulluar nga detyra, pasi akuzohen për kontrabandë me mallra për të cilat paguhet akcizë.

Pezullimi i tyre është bërë në kuadër të operacionit të koduar “Dinari” ku me herët në lidhje me këtë proçedim janë arrestuar në flagrancë 7 shtetas, ndër ta edhe punonjësit e mësipërm.

Janë pezulluar nga detyraI nspektor A.H., 43 vjeç, me detyrë trupë shërbimi në Drejtorinë Vendore për Kufirin dhe Migracionin Korçë, stacionuar në Pikën e Kalimit Kufitar Qafë Thanë, i dyshuar për kryerjen e veprave penale "Kontrabanda me mallra për të cilat paguhet akcizë, ose me pezullim të plotë/të pjesshëm, nga detyrimet doganore apo të akcizës", "Kontrabanda me mallra të tjera", dhe "Korrupsioni pasiv i personave që ushtrojnë funksione publike".

Inspektor F.M., 38 vjeç, me detyrë trupë shërbimi në Drejtorinë Vendore për Kufirin dhe Migracionin Korçë, stacionuar në Pikën e Kalimit Kufitar Qafë Thanë, i dyshuar për kryerjen e veprave penale "Kontrabanda me mallra për të cilat paguhet akcizë, ose me pezullim të plotë/të pjesshëm, nga detyrimet doganore apo të akcizës ","Kontrabanda me mallra të tjera".

Nën hetim është vënë shtetasi V.B., 53 vjeç, me detyrë doganier fizik në Degën e Doganës Pogradec, i dyshuar për kryerjen e veprës penale “Kontrabanda nga punonjës që lidhen me veprimtarinë doganore” dhe shtetasi J.P., 45 vjeç, me detyrë doganier i peshores në Degën e Doganës Pogradec, i dyshuar për kryerjen e veprës penale “Kontrabanda nga punonjës që lidhen me veprimtarinë doganore”.


Copyright © Gazeta “Si”


Më Shumë