Jo pak, por 14 mjek janë përfshirë në një histori korrupsioni me tamponat.
Dy mjek janë arrestuar dhe 12 të tjerë ndodhen në arrest shtëpie pas disa hetimeve nga drejtoria vendore e policisë së Tiranës.
Mjekët, disa në pension e të tjerë ende në punë, dyshohet se ndërmjetësonin me qytetarë të ndryshëm për të bërë tamponin për COVID-19, kundrejt rryshfetit nga 5.000 deri 10.000 lekë të reja.
Një fenomen që Gazeta “Si” e paralajmëroi pak ditë më parë.
Policia e Tiranës ka shpërndarë një njoftim të hollësishëm ku korrupsioni me tamponat është vetëm njëra anë e medaljes.
3 mjekë nga Insituti i Higjienës Tiranë, dy të tjerë nga Inspektoriati Shtetëror Shëndetësor dhe 9 të tjerë nga Poliklinikat e ndryshme në Tiranë janë përfshirë në disa veprimtari korruptive.
Krahas korrupsionit me tamponët, ata merrnin para nga 5.000 deri 10.000 lekë të reja për të mos ndëshkuar subjekte që nuk plotësonin kushtet higjieno-sanitare si dhe siguronin 2.000 lekë të reja për çdo librezë shëndetësore që lëshonin në mënyrë fiktive, për ata që nuk u ishin nënshtruar vizitave mjekësore.
Copyright © Gazeta “Si”
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e Gazetës “Si”, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e Gazetës “Si”, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.