Moti

Korriku nis me mot të nxehtë në të gjithë territorin

Vendi ynë do të vijojë të jetë nën ndikimin e kushteve atmosferike të qëndrueshme gjatë ditës së martë, duke sjellë mot të kthjellët dhe me diell në të gjithë territorin.

Sipas parashikimeve meteorologjike, vranësirat do të jenë të pakta dhe kalimtare, kryesisht përgjatë relievit malor në orët e mesditës dhe pasdites. Në Berat sot termometri do të shënojë 40 gradë. Këto temperatura pritet që të na shoqërojnë deri nga mesi i muajit, dhe pas datës 10 pritet një ulje temperaturash.

Era do të fryjë nga drejtimi veriperëndimor në verilindje me një shpejtësi mesatare prej 7 m/s. Në zonat e ulëta dhe bregdetare, herë pas here, era mund të arrijë shpejtësi deri në 15 m/s.

Sa i përket gjendjes në det, valëzimi do të jetë i lehtë deri mesatar, me forcë 1-3 ballë, çka e bën të përshtatshëm për lundrim dhe aktivitete bregdetare.


Copyright © Gazeta “Si”


Më Shumë