Ngjarje

Koronavirusi vonon planet e lëshimit të anijeve kozmike

Agjencia Europiane e Hapësirës (European Space Agency, ESA) nuk do ta lëshojë gjeneratën e saj të re të të raketave hapësinore, “Ariane 6”, në 2020-ën si pasojë e impaktit të marrë prej krizës së koronavirusit. Kufizimet e udhëtimeve dhe masat e karantinimeve kanë bërë që agjencia t’i shtyjë për më vonë datat e lëshimit të anijeve kozmike.

“Ariane 6” ishte parashikuar që të lëshohej drejt hapësirës për herë të parë në fund të këtij viti, por debutimi i saj do të duhet që të presë deri në 2021-shin, shprehet një zyrtar i ESA të enjten më 28 maj.

Porti Hapësinor i ESA në Ginenë Franceze

“Ne mund ta themi me siguri se nisja nuk ka për të ndodhur këtë vit”, shprehet drejtori i Transportit Hapësinor, Daniel Neuenschëander për AFP (Agence France-Presse).

Cikli i zhvillimit të anijes hapësinore është ekspozuar ndaj efekteve më të këqija të shkaktuara prej pandemisë duke marrë parasysh këtu faktin se projekti mundësohet falë bashkëpunimit të ngushtë të 13 vendeve të BE-së dhe më shumë se 600 kompanive të ndryshme.

Deri më sot Agjencia Europiane e Hapësirës nuk ka dhënë një datë të re për lëshimin e anijes kozmike.

Anija Kozmike "Ariane 5"

Agjencia aktualisht operon anijet e saj kozmike “Ariane 5” dhe “Vega” nga një stacion i saj në Ginenë Franceze, ku puna po vazhdon që mjediset e saj t’i adaptohen shërbimeve e nevojave specifike të anijes kozmike të re “Ariane 6”.

Anija kozmike “Ariane 6” është një version i përmirësuar i “Ariane 5” përsa i përket kapacitetit të ngarkesave që mund të mbajë e kostove më të ulëta. Por ndryshe nga raketat hapësionre “Falcon” të Space X, Ariane 6 nuk do të jetë e ripërdorshme.

Programi i raketave hapësinore “Ariane” ka vënë rreth 50 % të satelitëve komercialë të botës në orbitën e Tokës që prej gjenezës së saj në fundin e viteve 70.

Zyrat qëndrore të Agjencisë Europiane të Hapësirës në Paris, Francë

Më herët këtë vit, Komisioni Europian dhe Banka e Investimeve Europiane ka rënë dakort për të financuar projektin “Ariane” me 100 milionë euro.

Debutimi i lëshimit të raketës hapësinore “Ariane 6” nuk ka qënë i vetmi projekt i agjencise që është shtyrë nga pandemia. Një mision i agjencisë për të vënë një rover (makineri që vihen në planetë të ndryshëm e komandohen nga stacionet hapësinore të Tokës) në sipërfaqen e planetit të kuq, Marsit u shty gjithashtu nga ky vit për në 2022-shin.

Burimi EURACTIV, përshtati në shqip Gazeta “Si”.

Ky material nuk lejohet të kopjohet, apo riprodhohet pa miratimin e Gazetës “Si”. Ai është pronë intelektuale e gazetasi.al dhe si i tillë mbrohet nga ligji.


Copyright © Gazeta “Si”


Më Shumë