Analize

Koronavirusi u shfaq në mars të 2019-s në Barcelonë. Kina fajëson spanjollët!

Koronavirusi Sars-Cov-2 ka gjunjëzuar botën në vetëm gjashtë muaj pas zbulimit të rasteve të para në Wuhan të Kinës, por duket se ka qarkulluar në Europë që nga marsi i vitit të kaluar. Një studim i realizuar së fundmi në Barcelonë zbulon se Covid-19 ishte i pranishëm në qytetin spanjoll të paktën nëntë muaj përpara zbulimit të tij në Kinë.

Kina, e cilësuar deri më tani si origjina e shpërthimit të Covid-19 që në muajin nëntor, ka hequr përgjegjësinë nga vetja, duke deklaruar se pandemia botërore ka ardhur në fakt nga Spanja. Ministria kineze e Shëndetësisë, por edhe një sërë ekspertësh kinezë, kanë bërë publik studimin e Barcelonës, i cili ka zbuluar mbetje të koronavirusit në kanalet e trajtimit të ujërave të zeza që datojnë nga 12 marsi i vitit të shkuar.

Pas publikimit të plotë të këtij studimi, Kina këmbëngul se prania e Covid-19 në mostrat e ujërave të zeza në qytetin spanjoll, nëntë muaj para shfaqjes së virusit së Wuhan, tregon se origjina e tij Covid-19 nuk është Kina, por Spanja, ose ndonjë vend tjetër europian.

Zyrtarët kinezë po këmbëngulin se çdo hetim mbi origjinën e pandemisë koronavirus nuk duhet të kufizohet vetëm në Kinë dhe se duhet të marrë parasysh Spanjën, duke rikthyer kështu edhe kujtimet gripit spanjoll.  Pandemia e vitit 1918, më vdekjeprurësja në histori, infektoi rreth 500 milion njerëz në mbarë botën, rreth një e treta e popullsisë së planetit, dhe vrau rreth 20 milion deri 50 milion viktima. Gripi i vitit 1918 u vërejt për herë të parë në Europë, Shtetet e Bashkuara dhe pjesë të Azisë përpara se të përhapet me shpejtësi në të gjithë botën.

Deklaratat nga Kina erdhën para misionit të Organizatës Botërore të Shëndetit në Kinë javën e ardhshme, për të krijuar një gjurmuar shfaqjen e Sars-Cov-2. Por Wang Guangfa, një nga këshilltarët kryesorë të qeverisë për shëndetin, tha se duke para këtë studim, që OBSH duhet të shkojë në Spanjë.

Barcelonë, Gazeta Si, 2020

Studimi analizoi qindra mostra të ujërave të zeza në Barcelonë për praninë e virusit, duke përdorur analizat e rekomanduara nga OBSH për të zbuluar SARS-CoV-2. Edhe pse rastet e para të koronavirusit në Spanjë ishin parë në shkurt, studimi zbuloi, nga një kampion i ngrirë i ujërave të zeza nga Barcelona që datojnë që në mars të vitit 2019, se virusi ishte i pranishëm nëntë muaj para se të zbulohej në Spanjë.

Meqenëse virusi mund të zbulohet në jashtëqitjet njerëzore, analizat e ujërave të zeza janë provuar një mjet të dobishëm për të matur sasinë e virusit rajone të ndryshme. Një studim i ujërave të ndotura në Italinë Veriore, në Milano dhe Torino, zbuloi praninë e virusit në ujërat e zeza nga para Krishtlindjeve të vitit 2019. Sidoqoftë, studimi i Universitetit të Barcelona sugjeron një datë shumë më të hershme sesa ato të analizave në çdo vend tjetër.

"Shumica e rasteve të COVID-19 shfaqin simptoma të buta të ngjashme me gripin dhe është sugjeruar që disa raste të gripit të pa karakterizuara mund të kenë raste të maskuara me Covid-19 në sezonin 2019-2020. Kjo mundësi na shtyu të analizojmë disa mostra arkivore nga janari i vitt 2018 deri në dhjetor të vitit 2019. Të gjitha mostrat dolën të jenë negative për praninë e gjenomave SARS-CoV-2 me përjashtim të monstre nga 12 marsit i vitit 2019. Ky zbulim i jashtëzakonshëm tregon qarkullimin e virusit në Barcelonë shumë përpara raportimit të ndonjë rasti me Covid-19 në të gjithë botën, "thotë studimi.

Autori kryesor, Albert Bosch, ka studiuar viruse të ujërave të zeza për mbi 40 vjet, por sugjeron që kërkohet më shumë hulumtime dhe rishikim nga kolegët për të vërtetuar gjetjet e studimit.

Kjo nuk është hera e parë që Kina ka provuar të sugjerojë që koronavirusi të dalë jashtë kufijve të saj. Në mars, zëdhënësi i Ministrisë së Jashtme të Kinës, Zhao Lijian sugjeroi që Ushtria amerikane mund të kishte sjellë virusin në Wuhan gjatë stërvitjeve që u zhvilluan në qytet në tetor të vitit 2019. Disa atletë që morën pjesë në lojëra pretenduan se kishin pësuar simptoma të ngjashme me ato të koronavirusit gjatë qëndrimit në Kinë.

Sipas ekspertëve kinezë, bota po “mbyll sytë” përpara provave në rritje që virusi ka qarkulluar në Europë, përpara se të shfaqej në Azi

Duke komentuar këto zhvillime, ekspertët e Universitetit të Oksfordit deklaruan të hënë, se shumë viruse qëndrojnë të fjetur në të gjithë globin dhe shfaqen kur kushtet janë të favorshme:

“Viruset janë gjithmonë këtu dhe diçka i bën aktivë, mbase dendësia njerëzore ose kushtet mjedisore, dhe kjo është ajo që duhet të hetojmë”, thanë ata në një deklaratë. Ekspertët nga universiteti prestigjioz janë në mesin e shkencëtarëve që besojnë se virusi mund të transmetohet përmes sistemit të kanalizimeve ose tualeteve të përbashkëta, jo vetëm përmes piklave, kollitjes dhe teshtitjes. Burimi: The Week/ Solli në shqip: Gazeta "Si"

Copyright © Gazeta “Si”

Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e Gazetës “Si”, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e Gazetës “Si”, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.


Copyright © Gazeta “Si”


Më Shumë