Shendet

Koronavirusi “sprapset” për të katërtën ditë radhazi në Itali

Për të katërtën ditë radhazi në Itali, numri i të infektuarve ka ardhur duke rënë, duke ngjallur shpresë se epidemia në vendin fqinj po vjen drejt shuarjes.

Gjatë 24 orët e fundit, numri i të infektuarve me COVID-19 është 3,490, me gati 200 më pak të raste se rtë martën.

Drejtori i Operacioneve të Departamentit të Mbrojtjes Civile Italiane, Luigi D'Angelo deklaroi se edhe numri i viktimave ka pësuar po ashtu ulje të lehtë, edhe pse është akoma shumë i lartë. Gjatë 24 orëve të fundit në Itali kanë humbur jetën 683 persona ndërsa të martën humbën jetën 743 viktima.

Numri total i viktimave ka arritur në 7503 njerëz, ndërsa ai i të shëruarve në 9,362. Që nga fillimi i epidemisë, numri i përgjithshëm i personave të infektuar është 74,386 persona.

Pas Kinës dhe Italisë, tani i gjithë Perëndimi po kaplohet nga përhapja e epidemisë.  Pas Italisë, edhe në Spanjë, numri i viktimave e ka kaluar shifrën zyrtare të viktimave në Kinë. Në 24 orët e fundit, Spanja ka regjistruar 738 viktima, duke e kanë çuar numrin e viktimave në 3,434.

Kryeministri i Spanjës, Pedro Sanchez, ka kërkuar që të zgjatet gjendja e jashtëzakonshme në këtë vend edhe për dy javë të tjera.


Copyright © Gazeta “Si”


Më Shumë