Shendet

Koronavirusi, si të mbroni shëndetin tuaj mendor

Koronavirus e ka zhytur botën në pasiguri dhe lajmet e vazhdueshme rreth pandemisë shtohen dita ditës. E gjithë kjo po ekspozon shumë shëndetin mendor të njerëzve, veçanërisht ato që tashmë kanë probleme mendore. Pra, si mund ta mbrojmë shëndetin tonë mendor?
Të qenit i shqetësuar për lajmet është e kuptueshme, por për shumë njerëz që kanë probleme ekzistuese mund të jetë edhe më keq. Kur Organizata Botërore e Shëndetit lëshoi këshilla për mbrojtjen e shëndetit tuaj mendor gjatë shpërthimit të koronavirusit, ishte diçka që u shpërnda shumë në rrjete sociale.
Siç shpjegon Nicky Lidbetter drejtues i qendrës së Shëndetit Mendor në Angli frika se nuk mund të mbash diçka nën kontroll apo të ndjehesh i paaftë për të menaxhuar diçka, krijon më shumë probleme të shëndetit mendor. Në këtë kohë është shumë e kuptueshme që shumë individë që kanë vuajtur nga ankthi apo çrregullime të tjera, po përballen me sfida shumë të mëdha për momentin.
“Gjatë këtyre kohëve e gjithë popullsia është në ankth. Të gjithë jemi në ankth për të panjohurën dhe nuk e dimë se çfarë na pret,” shpjegon Rosie Westherley, zëdhënëse e organizatës joqeveritare “Mind”.

Pra, si mund ta mbrojmë shëndetin tonë mendor?
Kufizoni lajmet dhe kini kujdes për ato që lexoni. Leximi i shumë lajmeve për koronavirusin ka bërë që shumë njerëz të kenë shkuar në spital nga ankthi. Kufizoni kohën që keni kaluar duke lexuar ose shikuar gjëra që nuk ju bëjnë të ndjeheni më mirë. Mund të vendosni dhe një orar specifik për të dëgjuar lajmet, në mënyrë që të ju ndihmojë.
Një tjetër fakt është se ka shumë informacione të rreme, kështu që duhet të qëndroni të informuar me burime informacioni të besueshme, siç janë faqet e internetit të shërbimeve shëndetësore dhe gazetat e mëdha.
Alison, një vajzë 24 vjeçe, nga Mançester, vuan nga ankthi dhe është e detyruar të qëndrojë gjithë kohës e informuar për të kërkuar informacione. Në të njëjtën kohë ajo e di se rrjetet sociale mund të ndikojnë në gjendjen e saj shëndetësore.
“Një muaj më parë kërkoja pafundësisht informacione për koronavirusin dhe më pas shqetësohesha shumë, ndjehesha keq dhe filloja të qaja” tregon ajo.
Tani ajo është e kujdesshme se ku kërkon informacion dhe shmang informacionet e rreme. Ajo gjithashtu është përpjekur të qëndrojë disa orë larg rrjeteve sociale dhe televizionit duke lexuar libra. Një tjetër këshillë që japin mjekët është edhe mbyllja e rrjeteve sociale përgjatë këtyre kohëve.

Organizatat jofitimprurëse për çrregullimet mendore kanë parë një kërkesë të lartë të njerëzve që kërkojnë mbështetje dhe frika më e madhe e tyre këto kohë është pandemia e koronavirusit.
Nëse këtyre njerëzve iu thua vazhdimisht që të lajnë duart, ata do ta kenë shumë të vështirë t’ju dëgjojnë.
Për Lily Bailey, autore e librit “Ne jemi të keq”, një libër në lidhje me të jetuarit me çrregullime mendore, frika nga vdekja ishte një aspekt i çrregullimit të saj fillimisht. Ajo thotë se këshillat për larjen e duarve mund të jenë një nxitje e madhe për njerëzit që janë të shëndetshëm, por jo për ata që vvuajnë nga ankthi.
“Është vërtet e vështirë sepse unë tani duhet të bëj disa nga sjelljet që i kam shmangur. Unë i përmbahem këshillave, por është e vështirë, duke marrë parasysh që më parë unë duhet të shmangja sapunin dhe disefektuesët pasi nuk duhet të krijoja varshi,” thotë ajo.
Qendra jofitimprurëse “Action” për personat me çrregullime mendore, shprehet se kujdesi i tepërt personal dhe qëndrimi të izoluar mund të bëjë që këta njerëz të jetë një tjetër sfidë për ta.
“Nëse ne jemi të detyruar të qëndrojmë në shtëpi, ne do të kemi shumë kohë për të menduar shumë gjëra dhe gjendja jonë shëndetësore, mund të përkeqësohej,” shpjegon Bailey.
Por edhe për këtë gjë ka një zgjidhje. Qëndroni në komunikim me njerëzit. Sigurohuni që keni numrat e duhur të telefonit dhe postës elektronike të njerëzve për të cilët shqetësoheni dhe flisni rregullisht me ta. Mund të ndjeheni shumë produktivë këto dy jave, duke bërë punët e shtëpisë të cilët nuk i ke bërë për ditë me radhë. Të lexosh librat që të pëlqejnë shumë dhe të kujdeseni më shumë për veten./BBC/


Copyright © Gazeta “Si”



Më Shumë