Ngjarje

Pse koronavirusi “fal” fëmijët

Në këto orë janë regjistruar rastet e para të të infektuarëve fëmijë nga Convid-19.

Ekspertët qetësojnë: “Fëmijët janë natyrshëm më shumë të mbrojtur", por mekanizmat nuk janë ende të qartë.

Infektimet nga koronavirusi rriten nga dita në ditë në Itali dhe tashëm ka mbërritur lajmi se fëmijët e parë me simtoma gripi kanë rezultuar pozitivë ndaj testit të koronavirusit: Një katërvjeçare nga Castiglione d’Adda, epiqendra e zonës së kuqe të  Lombardisë, dy të tjerë 10 e 15 vjeç e mandej një fëmijë 8 vjeç në Veneto. Numërohen 7 minorenë të infektuar me koronavirus me shumë mundësi të infektuar nga pacienti i parë në Limena.

Të gjithë pacientët minorenë janë mirë ose shfaqin simtoma të lehta.

Tanimë pyetja që shqetëson është se sa rrezikohen fëmijët?.

Qetësues është fakti se virologët e të gjithë botës kanë deklaruar shumë herë që fëmijët duket se janë më rezistentë ndaj sëmundjes. Pak raste janë regjistruar në Kinë, vendi më i goditur nga epidemia, asnjë vdekje në radhët e të vegjëlve, sipas studimeve epidemiologjike . “Deri më tani – konfirmon Alberto Villani, president i Shoqërisë italiane të Pediatrisë –nuk ka patur asnjë vdekje në radhët e fëmijëve nën 10 vjeç dhe virusi ka një propabilitet vdekshmërie  0,2% mes 10 e 19 vjeç e qëndron i qëndrueshëm 0,9% deri në 40 vjeç. Deri më sot është regjistruar vetëm një rast kritik i një djali 15 vjeç të infektuar me koronavirus”..


Copyright © Gazeta “Si”


Më Shumë