Mode

Koronavirusi po falimenton industrinë e modës

Normalisht, në këtë kohë të vitit, shumë prej nesh do të ndërronin veshjet tona, ndërsa përgatitemi për një mot me qiell të kthjellët dhe diell. Por në vend të kësaj po përballemi me luftën e koronavirusit të ri. Në mars shitjet e veshjeve u ulën me 35%, pasi shumica e popullsisë së botës aktualisht nuk është në gjendje të bëjë blerje të reja,
"Askush nuk dëshiron të blejë rroba për të qëndruar në shtëpi", tha shefi ekzekutiv i kompanisë së veshjeve “Next” Simon Wolfson muajin e kaluar.
Industria e modës është ndikuar negativisht nga shpërthimi i koronavirusit në çdo nivel, prodhimi ka pushuar, shitësit me pakicë janë mbyllur dhe kërkesa ka rënë. “Koronavirusi i ri ka krijuar një krizë të vërtetë ekzistenciale për industrinë e modës. Kjo është një industri cila është akoma pothuajse e varur nga një pakicë fizike. Më shumë se 80% e fitimeve në industrinë e modës janë nga dyqanet fizike,” thotë Imran Amed, themeluesi dhe CEO i "Business of Fashion", një faqe interneti e cila ka prodhuar një raport në lidhje me ndikimin e shpërthimit të koronavirusit tek moda.

Imran Ahmed

Me shitjet kaq të ulëta, pyetja qëndron se çfarë do të ndodhë me stokun ekzistues të rrobave që gjenden në dyqane dhe depo.
"Në dallim nga ushqimi ose disa ilaçe, produktet e modës nuk zhduken. Por dalin jashtë mode," vuri në dukje gazeta “The Economist”.
Në përpjekje për të mbajtur disa të ardhura, shumë shitës të dyqaneve të vogla po shesin gjithçka që ata munden me anë të internetit duke i ulur çmimet në maksimum.
Për shembull, Gap dhe H&M kanë ofruar shitje në mes të sezonit, ndërsa kompania Uniqlo po promovon veshjet e rehatshme qe njerëzit mund t’i mbajnë edhe në shtëpi. Është e mundshme që më shumë marka dhe shitës me pakicë do të ofrojnë zbritje ndërsa koha vazhdon, e cila do të dëmtojë kufijtë e fitimit.
“Gjithmonë duhet të kujtojmë se ekzistojnë dy hemisfera në botë, kështu që kur është verë në një vend është dimri në një tjetër. Dhe unë mendoj se ka mënyra krijuese për të cilat mund të mendojmë për të rishpërndarë ato koleksione,” thotë ai. "
Në lidhje me ndërtimin e inventarit aktual, ai shton se duhet më shumë kohë kur disa kompani dhe marka të caktuara të shkatërrojnë produktet, por kjo është bërë një praktikë shumë e zhvilluar tashmë.

Dame Vivienne Westwood ka qenë një kampione e veçantë e qëndrueshmërisë, duke u bashkuar me organizatat e gjelbërta dhe duke e bërë biznesin e saj më efikas për mjedisin. Në një kohë kur qëndrueshmëria dhe kufizimet financiare janë në pararojë të mendjes së njerëzve, nisja e shitjeve duket shumë pak e përshtatshme për njerëzit.
"Vitin e kaluar, rrobat e bëra në shtëpi dukeshin si moda aq e vjetër sa trenat me avull. Por nëse periudha e izolimit vazhdon shumë më gjatë, të gjithë do të jemi të interesuara për këto rroba," tha Christopher Stevens.
Industria e modës, e cila ishte duke gjeneruar 2.5 trilion dollarë në të ardhura vjetore globale para shpërthimit të pandemisë do të shpresojë se oreksi i konsumatorëve për kthimin e rrobave të stilistëve kur masat kufizuese të lehtësohen.
"Do të shohim një valë falimentimesh dhe falimentimesh ndërsa viti vazhdon. Kjo është kriza më e madhe me të cilën industria moderne është përballur ndonjëherë," thotë Amed.


Copyright © Gazeta “Si”


Më Shumë