Shkencë

Koronavirusi mund të mbijetojë në 60 gradë Celsius

Koronavirusi Sars-Cov-2 mund të mbijetojë në temperatura shumë të larta se të gjitha viruset e studiuara deri më tani.

Një studim i ri, i kryer nga Universitetit i Marsejes ka zbulluat se koronavirusi mund t’i mbijetojë ekspozimit ndaj temperaturave deri në 60° C për periudha të gjata kohore.

Në vend të kësaj, për të vrarë patogjenin, studiuesit zbuluan se duhej të rrisnin temperaturën deri 92°C për 15 minuta.

Në testet e tyre, shkencëtarët përdorën qelizat e veshkave nga një majmun afrikan, një material standard për testet e aktivitetit viral, të cilat ishin infektuar me koronavirus.

Ata e ekspozuan koronavirusin në 56 gradë Celsius për 30 minuta, 60 gradë Celsius për 60 minuta dhe 92 gradë Celcius (pothuajse pikë e vlimit të ujit) për 15 minuta.

Ndërsa temperaturat e larta ulën ndjeshëm efektivitetin e koronavirusit, ai ishte akoma në gjendje të përhapte një raund tjetër të infeksionit në veshka.

Vetëm gjatë ekspozimit së koronavirusit për 92 gradë Celsius për 15 minuta, ai ndaloi së përhapuri infeksione.

Protokolli më i zakonshëm për çaktivizimin e një virusi është ngrohja prej 60 gradë celcius për një orë, siç rekomandohet nga Qendrat për Kontrollin dhe Parandalimin e Sëmundjeve (CDC) në Shtetet e Bashkuara. Ky protokoll përdoret për të çaktivizuar viruset me shkallë të lartë të vdekshmërisë, siç është virusi Ebola.

Rezultatet e këtij studimi kanë implikime të rrezikshme edhe për laboratoret që analizojnë teste në mostra për të përcaktuar nëse ato janë pozitive për koronavirusin apo jo.

Teknikët e laboratorit në të gjithë globin përdorin protokollin e zakonshëm prej një ore 60 gradë Celsius për të çaktivizuar viruset vdekjeprurëse para përpunimit të mostrave të provës. Sidoqoftë, siç tregon ky studim, ky protokoll nuk është shumë efektiv me virusin COVID-19, duke i vendosur teknikët e laboratorit në rrezik të lartë të kontraktimit të virusit ndërsa bëjnë punët e tyre.

Studiuesit sugjerojnë përdorimin e kimikateve në vend të temperaturës së afërt të vlimit për të çaktivizuar virusin, duke u dhënë mundësi teknikëve të laboratorëve të ruajnë sigurinë e tyre pa kompromentuar efektivitetin e testit të koronavirusit.


Copyright © Gazeta “Si”


Më Shumë