Ngjarje

Koronavirusi, Ambasada gjermane mbyll zyrën e vizave

Ambasada Gjermane në Tiranë ka mbyllur pa afat zyrën e vizave dhe të pasaportave për shkak të situatës së krijuar nga koronavirusi.

Njoftimi është dhënë këtë të hënë përmes faqes zyrtare të Ambasadës në Facebook.

“Prej ditës së sotme, e hënë 20 korrik 2020, nisur nga gjendja aktuale, Zyra e Vizave dhe e Pasaportave të Ambasadës Gjermane në Tiranë është e mbyllur për arsye parandaluese”, thotë Ambasada.

Ambasada sqaron se ky urdhër do të qëndrojë në fuqi deri në një vendim të dytë, të cilin do ta njoftojë po përmes rrjeteve sociale. Në lidhje me personat që preken nga ky zhvillim, Ambasada sqaron se aplikimet e tyre do të jenë të vlefshme, por do të trajtohen në momentin kur të vlerësohet se situata është përmirësuar.

Për rastet urgjente konsullore, Ambasada Gjermane vë në dispozicion numrin e shërbimit të gatshëm, 068 202 9109 dhe kërkon mirëkuptimin e qytetarëve duke sqaruar se përmes këtij numri nuk mund të marrin informacione rreth datave të aplikimit, apo procedurave për vizë.


Copyright © Gazeta “Si”


Më Shumë