Shendet

Koronavirus, studimi: “16 maji mund të sjellë eleminimin e rasteve me Covid-19 në Itali “.

"Rikthimi në normalitet do të jetë gradual". E thotë një llogaritje statistikore e Institutit Einaudi bazuar në shifrat e Mbrojtjes Civile

Periudha mes 5 dhe 16 majit mund të shohë eliminimin e mundshëm të rasteve me koronavirus në Itali. Kjo është ajo që del nga llogaritjet statistikore të publikuara nga Instituti Einaudi për Ekonomi dhe Financa (Eief), bazuar në të dhënat e përditësuara të Mbrojtjes Civile.

Në bazë të të dhënave të 29 Marsit, ku vlerësimet publikohen për secilin rajon të vendit, nga i cili rezulton se në 6 Prill Trentino Alto Adige duhet të jetë rajoni i parë që do të shohë rënien drastike deri në zerim të rasteve të infektuar me Covid-19, i ndjekur më 7 prill nga Liguria, Umbria dhe Basilicata, etj. dhe më pas nga Valle d'Aosta (8), Puglia (9 Prill), Friuli Venezia Giulia (10 Prill), Abruzzo (11), Veneto dhe Sicilia (14 Prill), Piemonte (15) Lazio (16), Kalabria (17 ), Campania (20), Lombardia (22), Emilia Romagna (28), Toscana (5 maj).

Kthimi në normalitet ...

"Kthimi në normalitet do të jetë gradual". Ne po shkojmë në drejtimin e duhur dhe nuk duhet të ndryshojmë strategjinë tonë. Nuk do të jetë një proces i kthimit në normalitet në mënyrë të menjëhershme, nga gjithçka në asgjë, por do të jetë graduale. Qëllimi tanimë është që të mund të arrijmë të mbajmë situatën në kontroll, të parandalojmë shpërthimet e mëtejshme të epidemive, veçanërisht të tilla si ato që shihen (në Veri) dhe të rivendoset sa më shumë që të jetë e mundur stili normal i jetës ". Kështu u shpreh kryetari i Këshillit Superior të Shëndetësisë (CSS) Franco Locatelli në një konferencë për shtyp në Mbrojtjen Civile./larepubblica/


Copyright © Gazeta “Si”


Lajme të lidhura

Më Shumë