Media Galeri

Koreja e Jugut krijon tatuazhet si pajisje për monitorimin e shëndetit

Koreja e Jugut së shpejti mund të jetë në gjendje të fusë një pajisje brenda trupit të njerëzve në formën e një tatuazhi të porositur që automatikisht i paralajmëron ata për problemet e mundshme shëndetësore.

Studiuesit në Institutin e Avancuar të Shkencës dhe Teknologjisë në Kore (KAIST) kanë zhvilluar një bojë elektronike tatuazhi të bërë nga metal i lëngshëm dhe nanotuba karboni që funksionon si një bioelektrodë.

Lidhur me një pajisje elektrokardiograme (EKG) ose një biosensor tjetër, tatuazhi mund të dërgojë një lexim të rrahjeve të zemrës së pacientit dhe shenjave të tjera jetësore si glukoza në një monitor.


Copyright © Gazeta “Si”


Më Shumë