Ngjarje

Korçë, fshati i del në mbrojtje 40-vjeçarit që akuzohet nga fqinja për ngacmim seksual

Gazeta Si - Banorët e fshatit Parodinë në Korçë, janë mbledhur këtë të premte para komisariatit të policisë për të kërkuar drejtësi për akuzat e bëra nga një grua 55-vjeçare për ngacmimin seksual të djalit të saj nga ana e Dionis Myrtollarit.

Së bashku me këtë të fundit, për të protestuar kanë qenë edhe familjarët e tij, të cilët shprehen të acaruar nga kjo situatë.

Ngjarja është referuar në Prokurorinë e Korçës, ndërsa sipas 55-vjeçares ngacmimi i pretenduar ka ndodhur rreth 4 muaj më parë.

Akuzat ndaj tij i ngriti një 55-vjeçare nga po i njëjti fshat, e cila e akuzon se i ka dhunuar fizikisht dhe ngacmuar seksualisht djalin e saj me aftësi ndryshe.

Ativie Qazimllari deklaroi se fqinji i saj në mënyrë periodike ka ushtruar dhunë fizike dhe verbale ndaj tyre.

Madje, ajo prentendoi se edhe policia ka qenë në dijeni të kësaj ngjarjeje, por nuk ka vepruar, edhe pse sipas saj gjithçka ka ndodhur 4 muaj më parë.

Nga ana tjetër e ëma e Dionis Myrtollarit, ka hedhur poshtë çdo akuzë, duke thënë se gjithçka është e stisur.

Vetë Dionisi, i akuzuar për ngacmim seksual dhe dhunë ka deklaruar se asgjë nuk është e vërtetë.

Rasti i është dërguar prokurorisë për vlerësim, ndërsa pritet hetimi i plotë.

“Kam njoftuar Policinë e zonës së Plotëfuqishmin 10 herë, 20 herë, nuk kanë marrë masa. Ata që më akuzojnë janë me probleme mendore”, - ka thënë ai pr mediat.

Nga ana tjetër, banorët kërkojnë që pala tjetër të largohet nga fshati, pasi gruaja është problematike.


Copyright © Gazeta “Si”


Më Shumë