Ka ndodhur

Korçë, 49-vjeçari godet me sende të forta në kokë një person

Gazeta Si - Një sherr për motive të dobëta mbrëmjen e së dielës ka përfunduar me lëndimin e një personi në qytetin e Korçës.

Policia tha se një 49-vjeçar i identifikuar si A.S., ka goditur me mjete të forta në kokë një 55-vjeçar me iniciale A.F.

Ata fillimisht janë konfliktuar verbalisht, ndërsa 49-vjeçari ka goditur me sende të forta në kokë 55-vjeçarin duke i shkaktuar fraktura dhe çarje. Autori i dyshuar i ngjarjes është shoqëruar në komisariat.

Sakaq, 55-vjeçari ka marrë lëndime të thella në kokë dhe për pasojë është transportuar me urgjencë drejt Tiranës, për ndihmë mjekësore të specializuar. Grupi hetimor po punon për sqarimin e rrethanave të ngjarjes.


Copyright © Gazeta “Si”


Më Shumë