Media Galeri

Kopshtet e fshehta dimërore, të ngrira

Fotografja e Guardian, Sarah Lee vizitoi kopshtet e qeta magjike St John’s Lodge në Mbretërinë e Bashkuar, njohur lokalisht si ‘kopshtet e fshehta’.

Kopshtet e St John’s Lodge, të vendosura në veri të Rrethit të Brendshëm, u projektuan si një seri ndarjesh të zbukuruara me skulptura dhe punime guri. Ai u krijua për të qenë një kopsht ‘i përshtatshëm për meditim’ nga Robert Weir Shultz në 1889.

Pjesa qendrore e kopshteve ishte fillimisht Shën Gjon Pagëzori, por kjo është zëvendësuar nga Hylas dhe statuja e Nimfës nga Henry Pegram.

Gjithashtu, e vendosur brenda kopshteve është statuja e vajzës së Goatherd (quhet dikush që kullot dhitë). Kjo statujë bronzi e një gruaje që mbante një dhi të re u ngrit për nder të Harold dhe Gertrude Baillie Ëeaver nga Këshilli Kombëtar për Mirëqenien e Kafshëve në vitin 1932. Projektuar nga Charles Leonard Harëell, ai mori Medaljen e Argjendtë të Shoqërisë Mbretërore Britanike të Skulptorëve për këtë statujë. Mbishkrimi thotë: “Për të gjithë Mbrojtësit e të Pambrojturve”.

Ndërsa vetë St John’s Lodge është një rezidencë private, vizitorët mund të hyjnë ende në kopshte përmes një porte të vogël përgjatë Rrethit të Brendshëm, pranë zyrës së parkut.


Copyright © Gazeta “Si”


Më Shumë