Edhe këtë vit, Kopenhaga është qyteti më i lumtur në botë. Sipas Indeksit të qytetit të lumtur, i hartuar nga institucioni britanik për Cilësinë e Jetës, Kopenhaga përfaqëson më së miri ekuilibrin mes ekonomisë, mjedisit, inovacionin, përfshirjen sociale, lëvizshmërinë, arsimin dhe aksesin në kulturë, shëndet dhe mirëqenie.
Qytetet që arrijnë të përfaqësojnë më së miri këtë ekuilibër, duke u bërë modele të vërteta si kryeqyteti danez, arrijnë të kombinojnë në mënyrë harmonike historinë, inovacionin dhe qëndrueshmërinë, duke promovuar njëkohësisht rritjen kulturore të banorëve të tyre, nivelin e lartë arsimor, fuqizimin e biznesit dhe të ardhura mesatare të larta, duke ruajtur ekuilibrin midis punës dhe jetës private.
“Indeksi nuk është krijuar për të shpallur një ‘qytet më të mirë’ në botë,” theksojnë organizatorët.
“Ai identifikon realitetet urbane që dinë të bashkojnë administrim të mirë, qëndrueshmëri dhe cilësi jetese, duke ofruar një vizion më të balancuar të zhvillimit urban.”
Përveç kryeqytetit danez, medaljet e arta u takojnë 50 qyteteve të para që ruajnë standarde të larta dhe të qëndrueshme në gjashtë dimensionet e Indeksit: qytetarët, qeverisja, mjedisi, ekonomia, shëndeti dhe lëvizshmëria.
Në 10-shen kryesore ndodhen nga dy qytete të Danimarkës, Suedisë dhe Zvicrës. Përveç Tokios që zë vendin e pestë, ky grup dominohet nga Helsinki, Gjeneva dhe Uppsala në Suedi, pastaj Trondheim në Norvegji, kryeqyteti zviceran Bern, Malmo, Mynihu, Aarhus (Danimarkë) dhe Zyrihu në vendin e 11-të.

Edicioni i këtij viti përfshin gjithashtu një gjest simbolik solidariteti. Ndërsa renditja formale mbulon 250 qytete, vendi i 251-të i është caktuar Kievit pa pikëzim apo krahasim, si shenjë respekti për përpjekjet e autoriteteve të qytetit ukrainas në rrethana jashtëzakonisht të vështira.
Copyright © Gazeta “Si”
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e Gazetës “Si”, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e Gazetës “Si”, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.
.png)




Lini një Përgjigje