Drejtësia

Kontrolli i vilës së partneres në Hamallaj, Arben Ahmetaj ankimon vendimin në Gjykatën e Lartë

Gazeta Si – Ish-zvkryeministri Arben Ahmetaj ka ankimuar në Gjykatën e Lartë vendimin për kontrollin nga SPAK të vilës në Hamallaj të bashkëjetueses së tij Erjola Hoxha, për llogari të aferës së inceneratorëve.

Mësohet se kërkesa është regjistruar dje, ndërkohë relator i çështjes është Medi Bici. Kjo gjykatë ka regjistruar kundërshtimin e vendimit të Apelit të Posaçëm, i cili nuk pranoi ankimin e Ahmetajt dhe Hoxhës.

Ish-zv.kryeministri pretendon se kontrolli i banesës ishte antikushtetues, pasi duhet të ishte marrë më herët miratim nga Kuvendi. Po ashtu ai pretendon paligjshmëri të kryera nga agjentët e Byrosë Kombëtare të Hetimit gjatë kontrollit.

SPAK po heton rolin e ish-zv.kryeministrit për inceneratorin e Fierit. Më 9 mars, Byroja Kombëtare e Hetimit ka kryer kontrolle në shtëpinë e ish-gruas dhe partneres aktuale të Ahmetajt.

Ahmetaj është nën hetim nga SPAK për 4 akuza të rënda, shpërdorim detyre, korrupsion, pastrim të parash dhe përftimit të paligjshëm të interesave.

Mësohet se SPAK ka bashkuar dy procedime ndarjen e fraksionit për inceneratorin e Elbasanit ku po hetohet për shpërdorim detyre dhe korrupsion dhe pastrim parash pas kallëzimit qe i është bërë për vilën në Hamallaj. 


Copyright © Gazeta “Si”


Lajme të lidhura

Më Shumë