Ka ndodhur

Kontrolle antikanabis në Krujë/ Asgjësohen 224 kubikë, shpallet në kërkim 35-vjeçari

Në Krujë policia ka ushtruar kontrolle intensive nga toka dhe ajri, për parandalimin, evidentimin dhe goditjen e tentativave për kultivim të bimëve narkotike.

Në kontrolle morën 50 forca policore të Komisariatit të Policisë Krujë, forcat operacionale të DVP Durrës dhe 4 dronë.

Policia thotë se janë asgjësuar 224 fidanë kanabis në Cudhi të Krujës.

“Evidentohet një rast i tentativës për kultivim të bimëve narkotike. Asgjësohen 224 fidanë të kultivuar në kubikë. Identifikohet dhe shpallet në kërkim njëri nga autorët, vijon puna për identifikimin e autorit tjetër”, thuhet në njoftimin e policisë.

Deri më tani është identifikuar dhe shpallur në kërkim njëri prej autorëve, shtetasi L. M., 35 vjeç, banues në fshatin Cudhi.

Ndërkohë, shërbimet e Policisë vijojnë ndjekjen në zonën e pyllëzuar, për kapjen dhe vënien në pranga të shtetasve të tjerë.


Copyright © Gazeta “Si”


Më Shumë