Ka ndodhur

Kontrabandë ilaçesh në portin e Durrësit, arrestohen dy doganierë

Katër persona, dy prej tyre me detyrë doganierë në portin e Durrësit, janë arrestuar nga policia me akuzën për kontrabandë ilaçesh.

Mësohet se në pranga kanë rënë Artan Topuzi, 58 vjeç dhe Enkel Shehu, 52 vjeç, me detyrë doganierë, të dy banues në Durrës.

Doganierët akuzohen se kanë shpërdoruar detyrën, duke mos kryer kontrollin e imtësishëm të mjetit ku u gjetën mallrat kontrabandë.

Ndërsa dy personat e tjerë në pranga, janë Granit Kerxhaliu, 35 vjeç, banues në Kukës dhe Behar Lleshi, 57 vjeç, lindur në Kosovë dhe banues në Londër.

Policia ka ndaluar në lagjen nr.13, Durrës, një mjet furgon tip “Mercedes Benz”, me drejtues shtetasin Granit Kerxhaliu dhe pronar shtetasin Behar Lleshi.

Gjatë kontrollit, janë gjetur dhe sekuestruar një sasi medikamentesh të ndryshme mjekësore, kamera sigurie dhe Rapid Test Antigen, pa dokumentacionin përkatës.


Copyright © Gazeta “Si”


Më Shumë