Gazeta Si – Pa kaluar 24 orë nga konflikti në Rrëshen, ku u qëllua me armë automjeti me të cilin lëvizte Saimir Reçi, policia ka arrestuar njërin prej autorëve të ngjarjes.
Në pranga është vënë Marin Bardhaj, ndërsa në kërkim vijon të jetë djali i tij, Enrik Bardhaj.
Saimir Reçi dhe Enrik Bardhaj kanë zbritur nga automjetet dhe janë përplasur fizikisht me njëri-tjetrin në mes të qytetit, ku shkak dyshohet të ketë qenë vendi i parkimit.
Më pas Enrik Bardhaj ka shkuar në banesë dhe së bashku me babanë e tij, Martin Bardhaj kanë marrë një armë zjarri pistoletë dhe qëlluan në drejtim të automjetit me të cilin lëvizte Saimir Reçi, i cili rezulton të jetë nipi i Kastriot Reçit pronarit të televizonit lokal në Lezhë të vrarë me snajper në muajin janar të vitit 2021 në Rrëshen.
Nga të shtënat, Saimir Reçi nuk mori lëndime, por gjatë largimit humbi kontrollin e automjetit që drejtonte dhe u përplas me bordurën e rrugës.
Autorët kanë qëlluar në një distancë të afërt në anën e shoferit të BMW-së, ç’ka e dëshmojnë dhe shenjat e plumbave, por mjeti i blinduar e shpëtoi Saimir Reçin pa marrë lëndime.
Copyright © Gazeta “Si”
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e Gazetës “Si”, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e Gazetës “Si”, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.