Gazeta Si – Në një operacion policor, 14 persona kanë rënë në pranga për shkak se akuzohen si pjesë e një grupi kriminal që merrej me vrasje me pagesë.
Sipas Policisë së Durrësit, aksioni ka ardhur pas ndalimit të vëllezërve Indrit dhe Gentian Beqiraj, të cilët ditën e djeshme u përfshinë në një incident me 4 persona të tjerë.
Këta të fundit, kanë rrahur dy vëllezërit, ndërsa më pas kanë rrëmbyer Indritin, për ta lënë në cep të një rrugë disa minuta më pas.
Krahas grupit, është arrestuar edhe një polic burgjesh, i cili kishte porositur vrasjen e dy të burgosurve pasi kishin lënë qelitë për një konflikt droge.
Punonjësi i burgjeve
Pas ndalimeve ditët e fundit, policia ka nisur hetimet, ndërsa dy vëllezërit kanë rrëfyer edhe ngjarje të tjera kriminale.
Sipas hetimeve të policisë, Indrit Beqiraj dhe Gentian Beqiraj janë arrestuar pasi akuzohen se janë pjesë e grupi që po planifikonte vrasjen e Aleksandër Lahos i njohur si Rrumi i Shijakut.
Po ashtu, me arrestimin e dy vëllezërve, është zbardhur edhe një tjetër ngjarje kriminale. Bëhet fjalë për masakrën e “Don Boskos” të ndodhur në 4 janar të këtij viti, ku mbeti i vrarë gabimisht Erjon Çela.
Beqirajt, të kthyer tashmë në bashkëpunëtorë të drejtësisë, kanë rrëfyer një seri atentatesh të tjera të kryera në Tiranë dhe në Durrës.
Mes të dyshuarve është edhe punonjës i policisë së burgjeve, Flamur Bejko, i cili ka paguar vëllezërit Beqiraj për të kryer vrasjen e dy ish-të dënuarve, të identifikuar me inicialet S.Z., dhe I.H.
Vëllezërit Beqiraj janë paguar paraprakisht me shumën 3.500 euro dhe kanë siguruar mjetet për realizimin e kësaj ngarjeje dhe konkretisht 4 kg eksploziv, si dhe një armë zjarri automatik, të cilat janë gjetur dhe sekuestruar gjatë kontrolleve të ushtruara nga policia gjatë datës 3 tetor 2022.
Kush janë të arrestuarit
Gentian Beqiraj, 39 vjeç, banues në Durrës, për veprat penale “Mbajtja pa leje dhe prodhimi i armëve, armëve shpërthyese dhe i municioneve” dhe “Sigurimi i kushteve dhe mjeteve materiale për kryerjen e vrasjes”, kryer në formën e grupit të strukturuar kriminal;
Indrit Beqiraj, 32 vjeç, banues në Durrës, për veprat penale “Mbajtja pa leje dhe prodhimi i armëve, armëve shpërthyese dhe i municioneve” dhe “Sigurimi i kushteve dhe mjeteve materiale për kryerjen e vrasjes”, kryer në formën e grupit të strukturuar kriminal;
Flamur Bejko, 52 vjeç, banues në Durrës (punonjës i Policisë së Burgjeve, Durrës), për veprat penale “Mbajtja pa leje dhe prodhimi i armëve, armëve shpërthyese dhe i municioneve” dhe “Sigurimi i kushteve dhe mjeteve materiale për kryerjen e vrasjes”, kryer në formën e grupit të strukturuar kriminal;
Pëllumb Hoxha, 52 vjeç, banues në Fushë Krujë, për veprat penale “Mbajtja pa leje dhe prodhimi i armëve, armëve shpërthyese dhe i municioneve” dhe “Sigurimi i kushteve dhe mjeteve materiale për kryerjen e vrasjes”, kryer në formën e grupit të strukturuar kriminal;
Idajet Hoxha, 42 vjeç, banues në Bulqizë, për veprat penale “Mbajtja pa leje dhe prodhimi i armëve, armëve shpërthyese dhe i municioneve” dhe “Sigurimi i kushteve dhe mjeteve materiale për kryerjen e vrasjes”, kryer në formën e grupit të strukturuar kriminal;
Armand Dalipi (Daka), 43 vjeç, banues në Durrës, për veprat penale “Mbajtja pa leje dhe prodhimi i armëve, armëve shpërthyese dhe i municioneve” dhe “Sigurimi i kushteve dhe mjeteve materiale për kryerjen e vrasjes”, kryer në formën e grupit të strukturuar kriminal;
Fatjon Myrta, 52 vjeç, banues në Sukth, për veprën penale “Heqja e paligjshme e lirisë”;
Blerim Elezi, 51 vjeç, banues në Tiranë, për veprat penale “Prodhimi dhe shitja e narkotikëve”, “Mbajtja pa leje dhe prodhimi i armëve, armëve shpërthyese dhe i municioneve” dhe “Prodhimi, mbajtja, blerja apo shitja pa leje e armëve të ftohta”;
Gentian Sheshi, 50 vjeç, banues në Durrës, për veprën penale “Mbajtja pa leje dhe prodhimi i armëve, armëve shpërthyese dhe i municioneve”;
Kujtim Deliallisi, 64 vjeç, banues në Shijak, për veprën penale “Mbajtja pa leje dhe prodhimi i armëve, armëve shpërthyese dhe i municioneve”;
Albano Hajdari, 38 vjeç, banues në Durrës, për veprën penale “Mbajtja pa leje dhe prodhimi i armëve, armëve shpërthyese dhe i municioneve”;
Fatjon Hajdari, 39 vjeç, banues në Durrës, për veprat penale “Prodhimi, mbajtja, blerja apo shitja pa leje e armëve të ftohta” dhe “Prodhimi dhe mbajtja pa leje e armëve të gjuetisë dhe sportive”;
Armando Lama, 32 vjeç, banues në Durrës, për veprën penale “Mbajtja pa leje dhe prodhimi i armëve, armëve shpërthyese dhe i municioneve”, i dënuar më parë po për këtë vepër penale;
Altin Celami, 43 vjeç, banues në Tiranë (ushtarak në repartin e Pezë Helmës, Tiranë), për veprën penale “Mbajtja pa leje dhe prodhimi i armëve, armëve shpërthyese dhe i municioneve”;
Gjithashtu u referuan materialet shtesë në Prokurori, për shtetasin I. F., i arrestuar më parë në kuadër të operacionit “Golden Bullet”.
Në vijim të operacionit “Porositësi” u shpallën në kërkim shtetasit:
Agron Bejdolli, 51 vjeç, banues në Durrës, për veprën penale “Heqja e paligjshme e lirisë”;
Aleksandër Laho, alias Pëllumb Muharremi, 49 vjeç, banues në Sukth, për veprën penale “Heqja e paligjshme e lirisë”;
Dritan ferra alias Dritan Muça alias Dritan Prifti, 42 vjeç, banues në Shijak, për veprën penale “Heqja e paligjshme e lirisë”;
Alban Skonja, 39 vjeç, banues në Durrës, për veprat penale “Mbajtja pa leje dhe prodhimi i armëve, armëve shpërthyese dhe i municioneve” dhe “Sigurimi i kushteve dhe mjeteve materiale per kryerjen e vrasjes” e kryer në formën e grupit të strukturuar kriminal;
Kevin Zeneli alias Kevin Suçi, 23 vjeç, banues në Durrës, për veprat penale ‘’Vrasja’’, “Mbajtja pa leje dhe prodhimi i armëve, armëve shpërthyese dhe i municioneve” dhe “Sigurimi i kushteve dhe mjeteve materiale për kryerjen e vrasjes”, kryer në formën e grupit të strukturuar kriminal. Aktualisht është në kërkim ndërkombëtar, për një tentativë vrasjeje në Belgjikë.
Gjithashtu, u referuan materialet në Prokurori, për shtetasin Kasandër Noga, aktualisht i arrestuar në Belgjikë.
Policia ka mundur të zbardhë disa ngjarje kriminale, mes tyre edhe vrasjen e Erion Çelës, e ndodhur më 4 janar të këtij viti në zonën e Don Boskos në Tiranë, ku mbetën të plagosur 4 persona të tjerë.
Vrasja sipas policisë ishte porositur nga Kasandër Noga, aktualisht i arrestuar në Belgjikë pas hasmërisë me Geron Hasanbelliun.
Porosia, sipas policisë ishte për të ekzekutuar një shtetas dhe dy nipërit e tij, por vrasësi i dyshuar, Kevin Zeneli, i shpallur në kërkim, ngatërroi objektiv, duke eliminuar tragjikisht Erjon Çelën dhe plagosur të afërmit e tij.
Copyright © Gazeta “Si”
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e Gazetës “Si”, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e Gazetës “Si”, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.