Ka ndodhur

Konflikt për pronën, tre gra kërcënojnë me vetëflijim në Vlorë

Gazeta Si - Tre gra janë ngujuar brenda në dyqani në lagjen “10 Korriku” pranë një karburanti në Vlorë.

Ata deklarojnë se do të vetëflijohen, pasi nuk kanë përfituar shtëpi në pallatin e ndërtuar në truallin e tyre.

Me vete kanë marrë një bombol gazi dhe kërcënojnë për vetëflijim.

Gratë pohojnë se bëhet fjalë për një konflikt gjyqësor për pronën të mbartur ndër vite.

Ndërkohë policia ka rrethuar zonën dhe ka nisur negociatat për të shmangur një tragjedi të mundshme.


Copyright © Gazeta “Si”


Më Shumë