Gazeta Si - Në Pukë, policia ka vënë në pranga dy persona të përfshirë në një konflikt mbrëmjen e të hënës në fshatin Gjegjan.
Sipas policisë, ata janë konfliktuar me njëri-tjetrin për motive pronësie duke përdorur mjete të forta. Për pasojë, janë dëmtuar të dy autorët dhe një grua tjetër.
Policia tha se janë arrestuar në flagrancë shtetasit: K.M., 55 vjeç dhe F.Z., 36 vjeç, të dy banues në fshatin Gjegjan, Pukë.
Nga veprimet hetimore dyshohet se këta shtetas janë konfliktuar për motive pronësie. Nga përdorimi i sende të forta gjatë konfliktit mbetën të dëmtuar këta dy shtetas dhe shtetasja B. Z. (nëna e shtetasit F. Z.), e cila mori mjekim dhe është jashtë rrezikut për jetën. Gjithashtu, në këtë konflikt dyshohet se është përfshirë edhe shtetasi K. K. (djali i shtetasit K. M.).
Copyright © Gazeta “Si”
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e Gazetës “Si”, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e Gazetës “Si”, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.