Ka ndodhur

Konflikt mes kushërinjve për pronën, njëri prej tyre kanos me armë zjarri

Gazeta Si - Një konfliktit për motive pronësie mes kushërinjve në fshatin Dorëz në Tiranë ka rrezikuar të përshkallëzohej deri në përdorimin e armëve.

Policia thotë se pas njoftimit për konfliktin ka ndërhyrë, duke arrestuar 40-vjeçarin Bardhyl Karaj.

Ky i fundit dyshohet se gjatë një konflikti për motive pronësie, ka kanosur me armë zjarri pushkë kushëririn e tij.

Në momentin e ndërhyrjes së shërbimeve të policisë, 40-vjeçari ka tentuar ta fshehë armën e zjarrit pushkë në afërsi të banesës së tij, por është gjetur unifomrat blu.

Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Rrethit Gjyqësor Tiranë, për veprime të mëtejshme.


Copyright © Gazeta “Si”


Më Shumë