Rend dhe Ligj

Konfiskohen 5 ambiente dhe 4.710 m2 sipërfaqe toke në pronësi të Florenc Çapjas

Gazeta Si - Pas urdhrit të SPAK, 5 pasuri të paluajtshme, përfshirë biznese, truall dhe banesa, në emër të Florenc Çapjas, njërit prej anëtarëve kryesore të grupit ‘Çapja’ në Elbasan, janë konfiskuar këtë të premte.

Policia e Shtetit njoftoi konfiskimin e disa banesave, 1 aktiviteti tregtar dhe 4710 m2 sipërfaqe toke, në Elbasan dhe në Pogradec në kuadër të dosjes "Plumbi i Artë".

Asetet sipas prokurorisë dyshohet se janë fituar nga burime kriminale, ndërkohë që disa prej tyre ishin hedhur edhe në emër të personave të afërt, me të fortin e Elbasanit.

Ato janë në pronësi të Florenc Çapjas dhe familjarëve të tij, 42-vjeçarit i cili ndodhet në kërkim ndërkombëtar për vrasjen e dyfishtë të Nezir dhe Gentian Beqiri, babë e bir, ngjarje kjo e ndodhur në Elbasan në vitin 2012.

Pasuritë e konfiskuara:

-Pasuri e llojit arë, me sipërfaqe 500 m2, në Udënisht, Pogradec;

-Pasuri e llojit truall me sipërfaqe 36.2 m2 dhe ndërtesë me sipërfaqe 25.73 m2, në lagen “Emin Matraxhiu”, Elbasan;

-Pasuri e llojit arë+truall+ndërtesë, me sipërfaqe totale 1756 m2, truall me sipërfaqe 450 m2 dhe sipërfaqe ndërtese 214 m2; 

-Pasuri e llojit godinë banimi, me sipërfaqe trualli 498.8 m2 dhe sipërfaqe ndërtese 293.8 m2, në lagjen “Emin Matraxhiu”, Elbasan; 

-Pasuri e llojit truall+ndërtesë, me sipërfaqe totale 360 m2 dhe sipërfaqe ndërtese 120 m2, në lagjen “Emin Matraxhiu”, Elbasan;

-Pasuri e llojit arë, me sipërfaqe totale 720 m2, në lagjen “Emin Matraxhiu”, Elbasan;

-Pasuri e llojit arë, me sipërfaqe totale 764 m2, në lagjen “Emin Matraxhiu”, Elbasan;

-Pasuri e llojit arë, me sipërfaqe totale 1380 m2, në lagjen “Emin Matraxhiu”, Elbasan;

-Subjekt me aktivitet lavazh dhe bar-kafe, në lagjen “Emin Matraxhiu”, Elbasan.

Në njoftimin e saj për mediat, policia thotë se konfiskimi i këtyre pasurive erdhi si rezultat i hetimeve të thelluara në kuadër të operacionit policor të koduar “Golden Bullet”.

Aktualisht vijon puna për gjurmimin dhe konfiskimin e pasurive të tjera me burime kriminale, të cilat ky shtetas mund t’i ketë regjistruar në emër të tij apo të familjarëve të tij.

Përveç vrasjes së dyfishtë, Florenc Çapja është gjithashtu në kërkim edhe pas deklarimeve të Nuredin Dumanit, i cili pretendon se i ka ofruar shumën prej 200 mijë Eurosh për të vrarë Sokol Sanxhaktarin


Copyright © Gazeta “Si”


Lajme të lidhura

Më Shumë