Qendra e Studimeve të Konfindustria ka nxjerrë raportet e para të sondazheve të bizneseve mbi zgjedhjet e 25 prillit
Sondazhet janë kryer gjatë periudhës shkurt dhe javës së parë të marsit, ku janë përfshirë 143 biznese në zonën e Tiranës, Durrësit dhe Elbasanit të fushës së industrisë, prodhimit, përpunimit, agrobizneseve etj.
Konfindustria i drejtoi 2 pyetje bizneseve:
-Besueshmëria e zbatimit të programeve ekonomike nga partitë politike, ku 76% e bizneseve kishin shkallë të ulët të besimit ose aspak besim që kjo do të ndodhte.
-Ndikimi i vendimit për nxjerrjen nga skema e pagesës së detyrimeve fiskale të biznesit të vogël, ku 65% e bizneseve të pyetura u përgjigjën se një veprim i tillë do të dëmtonte ekonominë afatgjatë të bizneseve, do të shkatërrojë konkurrencën e lirë dhe do të shtojë informalitetet.
Konfindustria, duke marrë shkak edhe nga përfundimet e mësipërme të sondazheve me bizneset, u bën thirrje partive politike të jenë më të qartë, të përgjegjshëm dhe profesionalë në programet ekonomike, që i ofrojnë qytetarëve dhe sipërmarrjes shqiptare në zgjedhjet e 25 prillit.
Copyright © Gazeta “Si”
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e Gazetës “Si”, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e Gazetës “Si”, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.