Një kompani e Brooklyn që u padit nga Nike për shitjen e paautorizuar të Satan Shoes, një palë atlete që përmban një pikë gjak dhe u promovua nga reperi Lil Nas X, ra dakord të enjten të pranonte kthimet e këpucëve si pjesë e një zgjidhjeje.
Kompania, MSCHF, do të ofrojë rimbursime për njerëzit që duan të kthejnë atletet sipas kushteve që vendosi Nike, e cila tha në një deklaratë se qëllimi i “tërheqjes vullnetare” ishte heqja e këpucëve nga qarkullimi.
Një total prej 666 palë Satan shoes u prodhuan nga MSCHF, e cila përfshiu pika të gjakut në atletet Nike Air Max 97. Secila palë kushtonte 1018 dollarë. Ata u shitën në më pak se një minutë muajin e kaluar.
Copyright © Gazeta “Si”
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e Gazetës “Si”, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e Gazetës “Si”, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.