Nga Gazeta ‘Si’- Deputeti i Partisë Demokratike, Asllan Dogjani, gjatë fjalës së tij në mbledhjen e Komisionit Hetimor për trajtimin e të dhënave të sistemit TIMS, ngriti dyshime se drejtori i IT në Policinë e Shtetit, i arrestuar pak ditë më parë, mund të jetë edhe ndonjë agjent i shërbimeve të huaja.
Dogjani shtoi se ka të dhëna se Ervin Muça në kohën që ka qenë pjesë e AKSHI-t ka tentuar t’i transferojë 1 milion euro një kompanie soft solution duke përdorur një punonjës tjetër.
“Ne kemi ngritur një komision, sepse ka ndodhur një skandal në Shqipëri. Nuk është hera e parë, kur këtu akuzohen për ndërhyrje në sistemin TIMS dhe jo vetëm. Dyshohet se ky Ervin Muça ka ndërhyrë dhe ka nxjerrë nga tatimet, të dhëna që kanë të bëjnë më pagën.
Ka të dhëna që ka qenë dëshmitar te kadastra edhe nga aty paska nxjerrë të dhëna. Na ka nxjerrë targat, por unë kam edhe një informacion tjetër, në kohën që ka qenë te AKSHI, paska një kallëzim nga punonjësi i tij, që paska ndërhyrë nëpërmjet një punonjësi të transferojë 1 milion euro një kompanie soft – solution dhe e ka kap shefja e thesarit dhe kur ka pyetur këtë punonjësin, ky ka thënë unë nuk di gjë. Atëhere ka bërë kallëzim punonjësi dhe është larguar nga puna”, tha ai.
Copyright © Gazeta “Si”
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e Gazetës “Si”, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e Gazetës “Si”, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.




